Kujtesë & respekt
Simbol kujtese për dy figurat e çmuara të Cërnillës dhe frymëzim për brezat e rinj.
Në nder të Ali Daut Ivaja (dëshmor) dhe Lutfi Grainca (futbollist) — Cërnillë, Ferizaj
Në shenjë nderimi, kujtimi dhe mirënjohjeje të përhershme, që nga viti 2024 në fshatin Cërnillë të Ferizajt organizohet turniri tradicional në futboll të vogël, kushtuar dëshmorit Ali Daut Ivaja dhe futbollistit Lutfi Grainca.
Turnir tradicional në futboll të vogël — regjistrim, ndeshje live dhe rezultate në një vend.
Simbol kujtese për dy figurat e çmuara të Cërnillës dhe frymëzim për brezat e rinj.
Bashkon të rinjtë e të moshuarit rreth solidaritetit, sportit dhe përkushtimit ndaj vendlindjes.
Organizim profesional — çdo vit në Cërnillë, që nga 2024.
Plotëso formularin dhe konfirmo ekipin. Pagesa bëhet vetëm cash te këshilli.
Shëno të dhënat e përfaqësuesit dhe emrin e ekipit.
Lista e lojtarëve është opsionale (max 10) — mund të plotësohet më vonë nga këshilli në admin. Pagesa: 100 € cash te këshilli.
Në shenjë nderimi, kujtimi dhe mirënjohjeje të përhershme për veprën, sakrificën dhe kontributin e tyre.
Që nga viti 2024 në fshatin Cërnillë të Ferizajt organizohet Turniri Tradicional në Futboll të Vogël, kushtuar dëshmorit Ali Daut Ivaja dhe futbollistit Lutfi Grainca.
Ky turnir tashmë tradicional nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një simbol kujtese dhe respekti për dy figura të çmuara të Cërnillës, të cilët secili në mënyrën e vet lanë gjurmë të pashlyeshme në komunitet — Ali Ivaja me sakrificën sublime për lirinë e atdheut dhe Lutfi Grainca me përkushtimin, pasionin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit.
Përmes këtij organizimi sportiv, komuniteti i Cërnillës synon të ruajë gjallë kujtimin për jetën dhe veprën e tyre, duke i bërë ata frymëzim për brezat e rinj, në vlerat e atdhedashurisë, solidaritetit, sportit dhe përkushtimit ndaj komunitetit. Turniri, i cili mbahet çdo vit, shërben si urë lidhëse mes kujtesës historike dhe frymës sportive, duke bashkuar të rinj e të moshuar rreth një qëllimi të përbashkët: nderimin e figurave që i dhanë shumë Cërnillës dhe Kosovës.
Dëshmor
Ali Daut Ivaja lindi më 1 gusht 1968 në fshatin Cërnillë të Ferizajt. Që nga fillimet e luftës çlirimtare, ai iu bashkua radhëve të luftëtarëve të lirisë, duke dhënë kontribut të çmuar në shumë beteja të rëndësishme të luftës së Kosovës.
Më 15 mars 1998, Aliu u rreshtua në luftë, ndërsa mori pjesë aktive në mbrojtjen e vendit në beteja të shumta, përfshirë edhe Betejën e Rahovecit më 18 korrik 1998, ku u dallua jo vetëm për trimëri në front, por edhe për ndihmën dhe mbështetjen që ai dhe bashkëluftëtarët e tij i dhanë popullatës civile të rrezikuar nga sulmet e forcave serbe.
Gjatë verës së vitit 1998, ai mori pjesë në mbrojtjen e Malishevës në njësitet e UÇK-së dhe u shqua në luftime edhe në Bardh të Madh. Përvoja dhe aftësitë e tij në përdorimin e armëve bënë që, me krijimin e Frontit të Koshares, të sistemohej në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit.
Në betejat heroike të Koshares, Ali Ivaja luftoi me përkushtim të lartë deri më 12 prill 1999, kur ra heroikisht në luftimet te “Rrasa”, duke u bërë dëshmor i lirisë së Kosovës.
Fillimisht u varros në varrezat e UÇK-së në Bajram Curr, ndërsa më 23 gusht 1999 u rivarros në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare, ku pushon përjetësisht së bashku me bashkëluftëtarët e tij të rënë për lirinë e atdheut.
Futbollist
Lutfi Grainca lindi më 7 prill 1983 në fshatin Cërnillë. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe kontribuues i çmuar në zhvillimin e futbollit lokal, duke qenë pjesë e klubit futbollistik “Tefik Canga” të fshatit Tërrn (Ferizaj). Gjatë jetës së tij, ai dha kontribut të vazhdueshëm në aktivitete sportive dhe në promovimin e futbollit ndër vite në komunitetin e tij në fshatin Cërnillë.
Për rreth dhjetë vite, Lutfiu jetoi në Zvicër, ku vazhdoi angazhimin e tij në sportin e futbollit në disa klube shqiptare dhe lokale. Ai ishte lojtar në klubet USI Azzurri GE, FC Kosova dhe SRD Galaica Onex, ndërsa kontribut dha edhe si trajner në FC Kosova Junior, duke ndihmuar në zhvillimin e brezave të rinj të futbollistëve.
Pas një sëmundjeje të rëndë, Lutfi Grainca ndërroi jetë më 8 qershor 2023, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Ai do të kujtohet përherë si një sportist i përkushtuar, një njeri i afërt me komunitetin dhe një kontribuues i sinqertë për futbollin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.